Më shumë se 11 000 persona u shpëtuan dhe 38 trupa u gjetën në dy ditë operacione shpëtimi të emigrantëve në Mesdheun qendror, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM).
Një zëdhënës i IOM-it në Romë tha se “operacioni i shpëtimit u zhvillua mes Italisë dhe Libisë”.
“U shpëtuan 11,096 emigrantë dhe u gjenden 38 kufoma në dy ditë”, shkruan në Twitter zëdhënësi i IOM-së, Flavio Di Giacomo.
Nga ana tjetër, roja bregdetare italiane, Guardia Costiera tha se “kishte koordinuar 72 misione shpëtimi në dy ditët e mëparshme, ku u shpëtuan më shumë se 10 000 emigrantë dhe në mesin e tyre ishin tri gra shtatzëna, të cilat disa orë pas shpëtimit sollën në jetë fëmijët”.
Anijet italiane dhe irlandeze, misionet e BE-së EUNAVFOR Med dhe Frontex, anije private tregtare, rimorkiatorë dhe disa organizatave joqeveritare, përfshirë Mjekët pa Kufij (MSF), kanë kontribuar të operacionet e shpëtimit.



