Hapja e Kullës Eiffel në Francë, e cila ishte parashikuar për në 16 dhjetor është shtyrë me të paktën tre javë.
Kjo masë shtrënguese vjen pas rritjes së infektimeve me Covid-19, ndërkohë që është parashikuar edhe mbyllja e muzeve, teatrove dhe kinemave. Kulla Eiffel është mbyllur për publikun që nga 30 tetori për shkak të “Lockdown-it” të dytë gjatë këtij viti kundër Covid-19.
Ashtu siç u paralajmërua, hapja e Kullës Eiffeil ishte parashikuar në 16 dhjetor, njëherazi me pjesën tjetër të vendit.
Por për shkak të pandemisë, kryeministri Jean Castex njoftoi se do të ketë sërish një seri masash më graduale.



