Psikiatria, Denisa Hoxha e ftuar në emisionin “Bilardo” në MCN për të folur mbi ngjarjen e ndodhur në Shkodër ku nëna së bashku me tre fëmijët u vetë mbyt në lumin Buna, tha se në këtë situatë kemi të bëjmë me dhunë në familje, mosbesim, tradhti dhe çrregullime psikiatrike.
Ndërkohë, Hoxha tha se në vija të përgjithshme dhuna në Shqipëri është një plagë e shoqërisë tonë pasi shpesh ne e konsiderojmë si autoritet atë pa menduar se kjo çon në dëmtime edhe emocionale.
“Dhuna nuk njeh shtresë, nuk njeh sesa para ke në xhep e sa vite je shkolluar. Fatkeqësisht jemi një shoqëri e edukuar nën dhunë. Dhuna është lejuar edhe nëse prindërit kanë dhunuar kemi menduar se prindërit kanë të drejtë ta bëjnë. Kjo gjë çon në dëmtim emocional. Në ngjarjen e fundit në Shkodër, kemi të bëjmë me dhunën, mosbesimin, tradhtinë dhe çrregullimet psikiatrike. Është një rast shumë kompleks dhe do doja mos ta prekja në detaje pasi ende nuk kanë dalë nga policia. Dhuna është një plagë e shoqërisë shqiptare dhe shumë herë ne e marrim si të fortë dhe si dikush që ka autoritet.”



