Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Ditën e premte vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Paraditja pritet të jetë kryesisht e kthjellët, ndërsa nga mesdita do të ketë shtim të vranësirave mesatare dhe herë pas here të dendura në pjesën më të madhe të territorit. 

 

Pas orëve të pasdites, moti do të përmirësohet sërish, me kthjellime në shumicën e vendit. Nga mesdita deri në pasdite parashikohen reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit, me përjashtim të vijës bregdetare dhe zonave të caktuara të Ultësirës Perëndimore.

 

Në zonat malore të lindjes dhe jugut, reshjet mund të shoqërohen për periudha të shkurtra me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike. Reshjet pritet të ndërpriten në të gjithë territorin pas orëve të pasdites.

 

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe në lugina, herë pas here, era mund të arrijë deri në 14 m/s.

 

Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy