Sulm në një qendër tregtare në Sydney/ Vriten 4 persona, policia ekzekuton agresorin

Sulm në një qendër tregtare në Sydney/ Vriten 4 persona, policia ekzekuton agresorin

Të paktën katër persona raportohet të jenë vrarë si pasojë e një sulmi me thikë në qendrën tregtare “Westfield” në Sydney.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se agresori është qëlluar për vdekje nga policia.

Zona është evakuuar dhe në rrjetet sociale ka foto të ambulancave dhe automjeteve të policisë në vendngjarje.

Në pamjet e publikuara shfaqen po ashtu turma njerëzish teksa përpiqen të largohen nga ambientet e qendrës tregtare.

Në mesin e të plagosurve raportohet se është edhe një foshnjë.  Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin zonën e ngjarjes. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy