Ministri Çuçi njofton shkarkimin e Gledis Nanos: Nuk realizoi objektivat

Ministri Çuçi njofton shkarkimin e Gledis Nanos: Nuk realizoi objektivat

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar ditën e sotme shkarkimin e nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në argumentet e shkarkimit, ministri citon mos përmbushjen e objektivave të përcaktuara.

Vendimi u komunikua nga ministri i Brendshëm në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Sot qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. Nuk realizoi objektivat. 

Qeveria dhe Këshillimi i Ministrave ka menduar se shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është një masë për të patur një reagim më të fortë në luftën ndaj krimit të organizuar.

Momentalisht drejtimi i Policisë së Shtetit, do të merret nga nëndrejtori Tonin Vocaj, deri në një njoftim të dytë se kush do të jetë drejtori i ri i policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy