Muço: Është rritur niveli i varfërisë, qytetarët mungesën e kursimeve e kanë zëvendësuar me kredi konsumatore (VIDEO)

Muço: Është rritur niveli i varfërisë, qytetarët mungesën e kursimeve e kanë zëvendësuar me kredi konsumatore (VIDEO)

Sipas një sondazhi të fundit të Bankës së Shqipërisë 1 në 3 familje në Shqipëri ka të paktën një borxh. Shumica prej tyre kanë marrë të paktën një kredi për blerje banesash por edhe për të përballuar kostot e jetesës.

Lidhur me këtë nën një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV eksperti i ekonomisë Klodian Muço deklaroi se kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimeve me 10% pothuajse të çdo produkti ushqimor.

Ai tha se 80% e ekonomisë shqiptare bazohet te konsumi, ndërsa theksoi se mungesa e kursimeve nga qytetarët është zëvendësuar me kredi konsumatorë.

Sipas tij është rritur niveli i varfërisë së popullsisë, ndërsa janë rritur të ardhurat e buxhetit duke u marrë lekët nga xhepat e qytetarëve.

Qytetarët po hasin vështirësi në rritjen e çmimeve kështu që rritja e kërkesës për kredi tregon se kjo është e papërballueshme për qytetarët dhe se kursimet në të kaluarën kanë qenë të reduktuara. 80% e ekonomisë shqiptare bazohet te konsumi. Qytetarët mungesën e kursimeve apo paratë mënjanë e kanë zëvendësuar me kredi konsumatore. Sigurisht që është rritur niveli i varfërisë së popullsisë. Kur kemi rritje me 10% të produkteve ushqimore të gjitha të ardhurat e qytetarëve shkojnë për ushqim.  Të gjitha vendet e botës nuk kanë qenë indiferent nga këto rritje. Janë rritur të gjitha disa fish më tepër dhe duhet mbështetje për konsumatorët dhe në Shqipëri sepse kemi një rritje në buxhet që ka ardhur duke ua marrë nga xhepat qytetarëve shqiptarë. Këto para në një vend normal duhet tu ktheheshin qytetarëve. Kriza ushqimeve vazhdon akoma dhe në të tilla kushte duhet një tjetër paketë sociale, për të gjitha shtresat në nevojë në varësi të mundësive që ka qeveria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy