Komplot për vrasjen e Trump/ SHBA akuzojnë Iranin, lëshohen 3 urdhër arreste

Komplot për vrasjen e Trump/ SHBA akuzojnë Iranin, lëshohen 3 urdhër arreste

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së akuzoi të premten Iranin për nxitjen e një komploti që kishte si synim vrasjen e kandidatit republikan Donald Tramp.

Ankesa penale e depozituar në gjykatën federale të Manhatanit pretendon se shtatorin e kaluar një oficer i Gardës Revolucionare të Iranit udhëzoi një drejtues paraushtarak të hartonte një plan për të gjurmuar dhe eliminuar përfundimisht Donald Trump.

Plani do të merrej pësipër  nga një 51-vjeçar iranian me nënshtetësi afgane dhe do të vihej në zbatim disa javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Janë të paktë aktorët në botë që përfaqësojnë një kërcënim kaq serioz për sigurinë kombëtare të SHBA-së sa Irani. Ne nuk do të tolerojmë përpjekjet e regjimit iranian për të rrezikuar qytetarët amerikanë dhe sigurinë kombëtare të SHBA

Gjyqësori amerikan ka lëshuar urdhër-arreste për 51-vjeçarin dhe dy bashkëpunëtorë të tij, të cilët akuzohen gjithashtu për një plan eliminimi të një disidenti iranian.

Në mandatin e tij të mëparshëm në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin, rivendosi sanksionet ndaj Teheranit dhe e etiketoi Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike si një "organizatë terroriste".

Me urdhër të Tramp në vitin 2020, forcat amerikane vranë gjeneralin iranian Kasem Soleimani përmes një sulmi me dron në Bagdad.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy