Muça: Panairet e punës, marketing mbi aktivitetin që ofron institucioni

Muça: Panairet e punës, marketing mbi aktivitetin që ofron institucioni

Eksperti për çështjet e punësimit, Erion Muça në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN Economy teksa ka folur lidhur me panairet e punësimit deklaroi se ato i sheh më shumë si një formë marketingu mbi aktivitetin që ofron institucioni.

Ai tha se ka goxha rezerva duke mos marrë një informacion mbi numrin e të punësuarve, kur këto evente kanë si qëllim pikërisht këtë gjë.

Panairet kanë një vlerë të rëndësishme dhe është një element i rëndësishëm për ofertën që kanë dhe mundësitë dhe opsionet që ofron. Unë kam rezervat e mia si studiues tregu dhe analizues për panairet të cilat përdoren më shumë si marketing për informim mbi aktivitetin që ofron institucioni se sa me mundësitë e punësimit të tyre. Kjo pasi procesi i filtrimit të CV është një proces që s’ka transparencën e nevojshme dhe e dyta nuk mjafton një takim i parë për të finalizuar kontaktin për punësimin dhe së treti një pjesë e mirë kompanive kanë metodika dhe strukturat e tyre se si i punësojnë personat e cila kalon në disa etapa të cilat nuk fillojnë dhe nuk mbarojnë dot në një event panairi. Unë kam parë evente dhe kam hasur në mungesë informacioni, personalisht kam goxha rezerva duke mos marrë një informacion mbi numrin  e të punësuarve, kur këto evente kanë si qëllim pikërisht këtë. Ato po organizohen vit pas viti si forma rutine duke na krijuar mungesë besimi.

Më tej ai shtoi se tregu i punës funksionon mbi bazën e shpërndarjes së punëkërkuesit dhe punëdhënësit. Sipas tij duhet përmirësuar klima e tregut vendas referuar kjo dhe motivimit të punonjësve nga ana e kompanive.

Ne shohim që shumë kompani dhe nuk shohim një përpjekje nga këto kompani për të promovuar ato standarde që ofrojnë brenda tyre për një pagë, nuk flasin për të drejtat e punonjësve dhe ti promovojnë ato në një treg, të flasin për benefitet shtesë dhe ti promovojnë, ne flasim për një kërkesë në funksion të punëtorëve vendas, por nuk flasim sa atraktive është klima brenda tyre. Nuk flasim pse një punonjës duhet të punojë brenda këtyre kompanive kur jashtë merr 4-5 fish më shumë pagë. Ideja është duhet ti përgjigjemi këtyre pyetjeve pse sot një pjesë e punonjësve janë të pa interesuar dhe të pa stimuluar për tu bërë punonjës të një kompanie sepse paga nuk mjafton për të përballuar as një jetesë minimale. Sigurisht ka përmirësime në treg, ka përpjekje për ti rregulluar, por nga ana tjetër nuk mjafton sepse përveç promovimit që duhet masiv në treg është krijuar një steriotip i gabuar që duhet të luftohet nga këto kompani.

Sa i takon frikës së largimit të të rinjve Muça tha se ka dy momente të rëndësishme, së pari mungesa në treg e një inventarizimi të nevojave dhe hapësirave që kemi akoma në treg dhe për të pasur një ofertë unike përkthyer në shifra dhe për t’ja ofruar të rinjve me qëllim që ata të gjejnë veten ku janë në këto pozicione.

Punëkërkuesit duhet të njihen me nivelin që kërkohet nga ana e shumë kompanive dhe bizneseve me qëllim që të përmirësojnë standardet dhe me po të njëjtin ritëm këto do pengonin largimin masiv të të rinjve jashtë vendit. Nësë të gjithë faktorët dhe aktorët me politikat e punësimit dhe kurset e zhvillimit profesional përmirësojnë klimën e brendshme të punonjësit, me qëllim të krijojnë klimën e nevojshme dhe ta vlerësojnë punonjësin mbi bazën e punës dhe jo orëve të punës. Pra duke parë këto elementë nuk ka pse sot një i punësuar të largohet prej vendit. Mbështetja sociale po i bën njerëzit pasiv dhe dembel, kur duhet jo vetëm kushtëzimi, por me masa joshëse mbi format strategjike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy