SPAK refuzon kërkesën, Veliaj nuk lejohet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku diskutohet buxheti

SPAK refuzon kërkesën, Veliaj nuk lejohet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku diskutohet buxheti

Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e këshilltarëve bashkiakë socialistë, që të lejojë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg, të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do të diskutohet buxheti i vitit 2026.

 

Refuzimi konfirmohet nga burime të SPAK për MCN TV, pas kërkesës së 22 këshilltarëve socialistë, të cilët e cilësonin praninë e kryetarit si një të drejtë funksionale të garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit apo raportimeve vjetore.

 

Kërkesa e këshilltarëve të majtë erdhi pasi në 3 nëntor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e shkarkimit të tij, duke rrëzuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve për bashkinë Tiranë.

 

Veliaj u arrestua më 10 shkurt, ndërkohë që akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy