Dua Lipa i bashkohet nismës "Put Kosovo on Apple Maps"

Dua Lipa i bashkohet nismës "Put Kosovo on Apple Maps"

Së fundmi një peticion po qarkullon online, duke i kërkuar Apple të vendosë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e saj.

Linja që shenjon kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e ‘Apple’ është e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, duke e treguar Kosovën si pjesë të territorit serb.

Peticioni që kërkon vendosjen e Kosovës në hartë ka mbledhur rreth 11,000 firma që në ditën e parë. Këtë peticion e shpërndau edhe Dua Lipa në Instastoryn e saj duke treguar si gjithmonë që nuk i harron rrënjët e saj sado lart të fluturojë.

Madje për këtë veprim, Dua pati një përplasje me këngëtaren serbe Jelena Karleusa.

Çështja e Kosovës në hartë nuk është lënë me kaq nga këngëtarja shqiptare.

Në llogarinë e saj në Instagram, Dua ka ndarë në Instagram flamurin që u ngrit në mes të Beogradit në 14 tetor 2014, në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Krahas fotos, ajo ka shkruar edhe shpjegimin e fjalës “autokton”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy