
Protesta në Tiranë është zhvilluar për të gjashtën ditë radhazi, ku mijëra qytetarë u mblodhën para Kryeministrisë për të kundërshtuar projektin e resortit në Zvërnec, si dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, kjo valë protestash është shtrirë në mënyrë masive edhe në disa qytete të tjera të vendit, ku qytetarët kanë marshuar me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.



