Protestë edhe në Ballsh, naftëtarët shpërthejnë portën e uzinës: Na zgjidhni hallin, ose mos hajdeni këtu për vota

Protestë edhe në Ballsh, naftëtarët shpërthejnë portën e uzinës: Na zgjidhni hallin, ose mos hajdeni këtu për vota

Naftëtarët e Ballshit kanë zhvilluar sot një protestë para rafinerisë. Ata kanë shpërthyer portën dhe e kanë vijuar protestën para zyrave të uzinës. Pasi kanë çarë kordonin e policisë kanë hyrë me forcë në uzinë.

Naftëtarët e Ballshit kërkojnë pagat e prapambetura.  Kompania Bylis Energy ka nënshkruar kontrata individuale me një pjesë të punëtorëve (rreth 150), ndërsa shumë të tjerë janë ende të papaguar.

Protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për zgjidhjen e problemit. 

“Sa herë kemi qenë ballë për ballë, e keni marrë përsipër zgjidhjen. Nuk do të lejojmë askënd të marrë nëpër këmbë hallet tona. Nëse një kompani si kjo falimenton, ajo falimenton atje ku është bërë ligji, në Parlament.

Ne kemi ardhur në Tiranë nga halli, jo nga malli. Kur nuk na jepet zgjidhje, ne humbim cdo respekt e detyrim për ju. Duam të na shërbeni, në të kundërt në Mallakastër mos hajdeni më për vota. Ne nuk kemi për të votuar më as për ju as për të tjerë. Politika nuk na ka shërbyer”, thanë protestuesit.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy