
Sot është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, nëna e madhe botës dhe e shqiptarëve e cila që nga viti 2016 njihet si Shën Tereza. Sot është mbajtur edhe një meshë në Katedralen "Shën Pali", e cila u drejtua nga imzot Georgo Frendo.
Në fytyrën e Nënë Terezës, shohim Zotin, tha imzot Frendo, teksa dha edhe një mesazh për politikanët dhe situatën politike në të cilin ndodhet vendi.
"Cfarë do na mesojë nëse vjen sot? Së pari besoj se ka një mesazh shumë të rëndësishëm për dinjitetin e gruas. Në personin e saj ne shohim dhe dinjitetin e gruas. Ky është një mesazh i rëndësishëm ku në disa mjedise shqiptare gruaja është bërë më shumë si shërbëtore sesa një njeri që ka dinjitetin e vet. Mesazhi i saj për botën e sotme të shohim dinjitetin e çdo njeri pavarësisht mga rraca apo ngjyra. Sot në një shoqëri që po bëhet çdo ditë edhe më shumë anonime. Nënë Treza na tregon se në fytyrën e çdo njeri të shikojmë imazhin e Zotit, dhe atë që bëjmë me një person në nevojë, na bën të shohim fytyrën e Jezu Krishtit. Një tjetër mesazh i saj është që të jemi të vëmendshëm ndaj nevojave të shoqërisë, mos të jemi indiferent.Të angazhohemi për paqe, po përjetojmë një moment tensioni më Shqipëri, le të lutemi për të gjithë ata që kanë përgjegjësi për këtë gjendje", u shpreh imzot Georgo Frendo.
Murgesha “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua 30-vjeçare në Kolkata tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Sot, përmes monedhës përkujtimore kushtuar “Nënë Terezës”, Banka e Shqipërisë përkujtojnë shenjtërimin e Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur nga të gjithë si Nënë Tereza.
Në vitin 2012, Banka e Shqipërisë, emetoi monedhën përkujtimore kushtuar Nënë Terezës.



