Dymbëdhjetë gra që pretendojnë se janë viktima të financierit amerikan Jeffrey Epstein, i akuzuar për trafikim vajzash për qëllime seksuale, por që kreu vetëvrasje në burg përpara se të gjykohej, paraqitën një ankesë civile të mërkurën më 14 shkurt kundër policisë federale të FBI-së për "dështimet" e kësaj strukture për të çmontuar rrjetin e kriminelëve të të dyshuarit.
“Për më shumë se dy dekada, Byroja Federale e Hetimeve (FBI) i mundësoi Jeffrey Epstein sulmin seksual ndaj shumë fëmijëve dhe grave të reja, ndërkohë që dështoi në misionin që populli amerikan kishte të drejtë të priste.
Nëse FBI-ja do të kishte përmbushur detyrimet e saj për të hetuar dhe ndërhyrë, Epstein nuk do të kishte qenë në gjendje të kryente krimet e tmerrshme”, thuhet në ankesën e 12 grave.
12 gratë, të cilat kërkojnë një gjyq civil, denoncojnë vonesat dhe mosveprimet e përsëritura dhe të vazhdueshme të FBI-së që lejuan Epstein dhe të tjerët të vazhdonin krimet e tyre për 25 vite.



