Grupi iranian na ka hequr brekët, jemi lakuriq në internet

Grupi iranian na ka hequr brekët, jemi lakuriq në internet

Vazhdon rrjedhja e të dhënave nëpërmjet kanalit Telegram nga ana e të ashtuquajturit grupi Homeland Justice. Sot paradite, ata kanë postuar një file "important persons.zip" si dhe kanë postuar mesazhin e radhës me natyrë politike, ku nuk lihen pa përmendur dhe muxhahedinët.

Të dhënat e rrjedhura kësaj radhe duket sikur janë tejmase sensitive duke qenë se flitet për materiale të dërguara me email tek DPPPP nga stafi i Bankës Credins, pra informacione që mund të klasifikohen si bankare.

Që nga momenti i parë i rrjedhjeve, ky është rasti i parë ku grupi iranian Homeland Justice nuk sulmon më "shtetin", por tashmë dhe institucionet private. Mund të thuhet që kemi të bëjmë me një përshkallëzim nga ana e tyre.

Mbetet për t'u parë si do të shkojë kjo histori "lufte virtuale", por mund të thuhet që masat që u deklaruan se po merren, suporti i ndryshëm i NATO, BE, Shtëpi e Bardhë, etj, nuk ka patur deri më sot asnjë efekt.

Nga ana e shtetit vazhdon heshtja totale duke mos dhënë asnjë informacion mbi situatën e të ashtuquajturave infrastruktura kritike. AKCESK, autoriteti që e ka për detyrë mbrojtjen e tyre, ka reaguar sot me një status në të cilin më shumë se sa të sqaronte dukej sikur u përgjigjej 2-3- IT-ve, të cilët kanë patur kritika të shpeshta në emër të z. Igli Tafa, drejtor i këtij autoriteti.

Në fakt, z. Tafa do të bënte mirë të tregojë hapat konkretë që po merren, në vend që të ndjekë modën rilindase të menaxhimit të PR-it në Facebook.

Këtu nuk jemi më në fazën e menaxhimit të PR. Kjo fazë ka vdekur me kohë, për aq kohë sa grupi iranian na ka hequr brekët. Jemi lakuriq në internet.

Këtu po flitet për të ardhmen e strukturave kritike informatike shqiptare, qofshin private, qofshin shtetërore.

Dhe padyshim kjo sfidë moderne nuk zgjidhet me ndonjë tender të ri prej 10 miliona eurosh...

/ MCN TV

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy