
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i bën thirrje kreut të Shtëpisë së Bardhë të repsektojë aleatët para samitit të NATO-s, duke u shprehur se Amerikës nuk i kanë mbetur shumë të tillë.
“E dashur Amerikë, vlerësoji aleatët e tu. Në fund të fundit, nuk është se ke shumë të tillë”, tha Tusk pasi firmosi një deklaratë mbi bashkëpunimin mes BE-së dhe NATO-s.
Deklarata u nënshkrua përpara një takimi dyditor të anëtarëve të NATO-s në Bruksel, që pritet ë nisë të mërkurën. Në këtë takim, Tusk dhe Jean Claude Juncker, president i Komisionit Europian, do të përfaqësojnë BE-në.
Trump kohët e fundit e ka kritikuar shpesh NATO-n, të cilin e ka krahasuar me një automjet të përdorur nga aleatët europianë për të abuzuar me bujarinë e Amerikës dhe për të fituar mbrojtje ushtarake, pa kontribuuar financiarisht.



