Krenari e dyfishtë, Majlinda Kelmendi kalon testet antidoping

Krenari e dyfishtë, Majlinda Kelmendi kalon testet antidoping

Pasi arriti të rrëmbente në mënyrë spektakolare medaljen e artë në xhudo për Lojërat Olimpike Rio 2016, Majlinda Kelmendi duhej të përballej me një sfidë të fundit para se të kurorëzohej përfundimisht si kampione e denjë për titullin. Testet antidoping. Lajmi i mirë është që sportistja kosovare i kaloi testet me sukses.

 

Pas polemikave të ndezura nga disa media të huaja që transmetuan dhe lajmin se Kelmendi gjatë muajit qershor të këtij viti kishte refuzuar të kryente teste anti-doping në Francë presioni mbi testet e kryera në Rio u rrit së tepërmi për të gjithë sportdashësit. Edhe pse një supozim i tillë u hodh poshtë nga kreu i Federatës Kosovare të Xhudos, Agron Kuka, Kelmendi e vërtetoi zotësinë e saj duke kaluar testet me sukses.

 

Tashmë është zyrtare Majlinda Kelmendi është medalistja e parë kosovare për lojërat olimpike të shtetit më të ri në Europë dhe qytetarët e shumtë, që do ta presin sportisten gjatë rikthimit në Kosovë ditën e dielë, do të ndihen krenarë dyfish. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy