Demaliaj: Politika dhe ekonomia të inkriminuara. Është krijuar një gjendje kënete që s’mund të ketë zhvillim

Demaliaj: Politika dhe ekonomia të inkriminuara. Është krijuar një gjendje kënete që s’mund të ketë zhvillim

Analisti Ilir Demaliaj thotë se në aspektin e sistemit demokratik, që nga viti 1990 ne kemi rrëshqitur dhe nuk kemi më fre.

Tani po mendohet se po ngrihet diçka, por unë jam prapë pesimist. Veprimet e SPAK së fundmi po japin një shenjë por kjo do të jetë shumë e vështirë.

Nëse SPAK nuk është i kapur, pjesën më të madhe të tyre do i nxjerrë gjykata. Se këtu është inkriminuar ekonomia, politika.

Do i nxjerrë gjykata ose me gjykime të shkurtuara, ose me një dënim fare të lehtë dhe milionat i kanë dhe ato miliona i fusin në përdorim për familjarët dhe fëmijët e tyre që kapin politikën dhe një rast i ngjashëm është rasti kur doli vajza e Berishës.

Në Shqipëri nuk ka demokraci brenda familjeve politike, brenda partive politike.

Gjithë kryetarët e partive politike, dalin këta kryetarët e partive të vogla dhe thonë pse nuk ikën Berisha, Rama dhe këta vetë nuk ikin.

Një dhomë kanë, kanë një apartament një dhomë dhe kuzhine si qendër partie dhe nuk ikin.

Duke folur në emisionin “Bilardo” në MCN TV, Demaliaj deklaroi se në gjendjen që është kjo qeveri, dhe administrata me gjithë skandalet, prapë është fituese dhe do jetë fituese pasi opozita është aq e diskretituar, aq e pabesueshme, aq e korruptuar, sa që thonë njerëzit kush mund të vijë.

Problemi është që këto kanë krijuar një gjendje kënete dhe në kënetë nuk mund të ketë zhvillim, mundohesh të nxjerrësh njërën këmbë dhe fundos të dyja, po kjo baltovinë 30 vjeçare që vazhdon brenda kësaj kënete.

Vetë shqiptarët nuk e kanë kulturën e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës. Nuk kanë pavarësi individuale, nuk e kemi pasur kurrë dhe nuk e kemi krijuar.

Kultura jonë familjare është kulturë autoritariste. Nuk kemi arritur në atë shkallë civilizimi që të mendojmë për interesin e përbashkët, e bashkësisë ku jetojmë.

Se nuk e kemi ne konceptin jashtë derës sonë, aq më tepër që Tirana është bërë një qytet i mbushur nga provincializmi dhe fshatarësia.

Për arsye të ndryshme të politikanëve kemi shkatërruar vendin. Urbanistika ka shkatërruar gjithë strukturën e tokës bujqësore.

Një lidership i ndriçuar nuk e bën këtë punë kush ka interes për të ardhmen e vendit, këta nuk di nga ti kapësh.

Vetëm nga akuzat që i kanë bërë njeri tjetrit, këta jo ti votosh por ti pështysh në rrugë.

E meritojnë, mafiozin dhe kriminelin ku ma gjen, këta i kanë hyrë një rruge që kanë marrë besimin e njerëzve, e kanë shpërdoruar, për të qenë mafioz me pushtet.

Ne jemi si mentalitet, bajraktarizëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy