
Ambasadori amerikan në Kosovë, Gregory Delawie, thotë se vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese duhet të plotësohen sa më shpejt me gjyqtar të rinj, apolitikë, të ndershëm dhe të kualifikuar.
Gjykata Kushtetuese ka mbetur pa kuorum, kësisoj nuk do të ketë mundësi të marrë vendime pa u zgjedhur gjyqtarë të rinj.
Delwaie është i shqetësuar me gjendjen ekzistuese të kësaj gjykate. Ai thotë se sa më shpejt duhet dalë prej kësaj situate.
“Përderisa po feston 10-vjetorin e Kushtetutës, Kosova po përballet me zbrazëti në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi duhet të zgjedhë kandidatë të ndershëm, të kualifikuar dhe apolitikë, të përfshijë gra në këtë gjykatë tejet të rëndësishme”, ka shkruar Delawie në "Twitter".



