Kryeqyteti i Shqipërisë sot u zgjua në mëngjes me gumëzhim të fortë avionësh luftarak. Natyrisht që zhurma që prodhojnë avionët reaktivë ka krijuar panik pasi ishte e fortë dhe e vazhdueshme kryesisht në pjesën lindore të kryeqytetit nga ana e vargmalit Krujë Dajt.
Fluturimet vazhduan për një periudhë relativisht të konsiderueshme kohe, gjë që shtoi shqetësimin e qytetarëve që lëviznin në rrugët e Tiranës. Në redaksinë e lajmeve të MCN TV mbërritën një sërë telefonatash informuese ku qytetarët të çoroditur dhe të shqetësuar për atë që dëgjonin e po ndodhte kërkonin informacion.
MCN kontaktoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe mori një përgjigje disi evazive ku thuhej se ndoshta avionët në fluturim janë pjesë e manovrave që janë kryer në kuadër të festimeve për pavarësinë dhe çlirimin e vendit më datat 28 dhe 29 nëntor.
Duket patur parasysh që ky vit përkon me 80 vjetorin e Çlirimit të vendit, aktiviteti ushtarak në hapësirën ajrore përkon, por Drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, por edhe Ministria e Mbrojtjes duhet të paralajmërojnë qytetarët për manovra të tilla që kryhen për efekt të ditëve festive kombëtare. Pasi në kohëra me trazira e konflikte lufte qytetarët kanë të gjithë të drejtën e natyrshme të shqetësohen e përfshihen nga paniku i panevojshëm në këtë rast.



