
Arkeologu dhe historiani Apollon Baçe ishte i ftuari i parë i puntatës së sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV.
Duke folur për librin e tij të ri "Qytetet dhe qytezat Ilire dhe në Iliri", Baçe theksoi se mund të lexohet edhe nga inxhinieri, edhe nga student, edhe nga mjeku, edhe nga arkeologu, ndërkohë që shtoi se paradoks është fakti se tret ë parët e kanë blerë librin dhe i fundit jo. Arkeologu po ashtu u shpreh se ka humbur hierarkia e vlerave dhe se titujt sipas tij sot nuk kanë më rëndësinë e dikurshme.
“Unë kam tentuar të bëj një libër që mund të lexohet edhe nga inxhinieri edhe nga arkeologu edhe nga mjeku. Paradoks është fakti që mjekë, inxhinierë dhe studentë e kanë blerë dhe arkeologë asnjë. Kjo për fat të keq do të thotë se tek ne këto që janë shkenca që duhet të ishin fondamenti i kombit kanë përfunduar në stad të tillë që nuk kanë konkluzion, nuk e kuptojnë që arkeologjia nuk është qëllim, por është mjet. Në ditët e sotme ka ikur hierarkia e vlerave. Dikur kur thoje Aleks Buda, akademik ose Çabej etj., krijohej ndjesi, por sot hyn shprehja “të tërë i nderojnë dhe askush si ka lexuar”, tha Baçe.



