“Shenja kapitullimi në bujqësi”/ Sharka: E gabuar teoria e Ramës për kredi dhe jo subvencione. Bie ndesh me politikat e BE  (VIDEO)

“Shenja kapitullimi në bujqësi”/ Sharka: E gabuar teoria e Ramës për kredi dhe jo subvencione. Bie ndesh me politikat e BE (VIDEO)

Eduart Sharka nga Departamenti i Bujqësisë në PD tha se kryeministri Edi Rama ka dhënë shenja të pranimit të kapitullimit në sektorin e bujqësisë. Duke folur në Mcn Live, Sharka tha se është e gabuar teoria e Ramës që fermerët duhet të bazohen te kreditë dhe jo te subvencionet. Sharka tha se kjo teori kërkon të fshehë dështimin në sektor, dhe për më tepër bie ndesh me politikat e BE-së dhe rajonit. 

Mënyra si është sjellë këtë radhë me kryetarët e bashkive, është një sjellje autokrati, që kapërcen çdo kompetencë. S’ka tagër kryeministri t’i trajtojë kryetarët e bashkive sikur i ka administratën e vet, apo të emëruarit e vet, pasi janë zgjedhur me votë, ka një ligj ekskluziv që rregullon kompetencat e pushtetit vendor. Ajo ishte një shenjë e pranimit të kapitullimit të tij në këtë sektor (bujqësi). 

Duhet të kishte patur një program edhe për bujqësinë që jep 20 për qind të GDP-së. T’i mbledh kryetarët e bashkive, fermerë edhe u thua çfarë do bëjmë. Ti duhet të kishe një program. Ai gjatë fushatës preku nga afër revoltën e fermerëve, dhe iu desh të investonte shumë me paratë e korrupsionit dhe krimin, për të marrë vota. Sektori është në agoni. Është i vetmi sektor që për 5 vjet është në recesion.

 Ke rënie drastike të numrit të bagëtive dhe invadim të tregut nga produktet e rajonit. Qeveritë e rajonit i japin sektorit 3,5 për qind të buxhetit, ne i japim 1,7 për qind të buxhetit, ku 75 për qind shkon për shpenzime të Ministrisë së Bujqësisë. Ndërsa në vendet e tjera 75 për qind shkon pagesa direkte për fermerët. 

Instrumenti është subvencioni. Teoria e kryeminisrit që duhet të bazohemi te kreditë dhe jo te subvencionet është e gabuar sepse bie ndesh me politikën agrare të BE dhe të vendeve të rajonit. Kjo teori kërkon të fshehë dështimin në këtë sektor. Unë e lexoj kështu, që kryeministri tha që buxhetin e dua për vete dhe oligarkët, ju merrni kredi”.

Ai e konsideroi një absurditet idenë e Ramës për ndërmarrje të përbashkëta të fermerëve me bashkitë. "Do të lidhë sa më shumë popullatën me shtetin, gjithçka bëhet për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. I intereson që asaj pak popullësie rurale t'i marrë votën", tha Sharka. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy