Progres-raporti i KE, Xhaçka: Shqipëria është gati për të filluar procesin e bisedimeve

Progres-raporti i KE, Xhaçka: Shqipëria është gati për të filluar procesin e bisedimeve

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian i cili ka sugjeruar hapjen e negociatave për Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat, Xhaçka tha se raporti jep vlerësime pozitive për reformat dhe se rezultatet tashmë janë të prekshme. Ajo gjithashtu tha se raporti e shpreh qartë që Shqipëria është gati për fillimin e procesit të bisedimeve.

Të gjitha arritjet janë provë e qartë e punës dhe vullnetit të qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në raportin e ODHIR vlerësohet se reforma elektorale u krye në përputhje me rekomandimet e ODHIR. Sigurisht ka vend për përmirësim të mëtejshëm. E rëndësishme është se akuzat po hetohen në mënyrë që të mos mbetemi në rrafshin e akuzave. Jemi të vetëdijshëm që ka ende punë por besoj se ky raport është konfirmim për punën e thellë për administratën. Raporti ka gjetje edhe për ekonominë dhe mënyrën si është përballur nga qeveria tërmeti dhe pandemia. Ai konfirmon që ekonomia ka rifilluar ringritjen që në gjysmën e dytë të vitit 2020. Kjo lidhet me punën e këtij dikasteri.

Mbrojtja e pakicave kombëtare. Edhe pse Shqipëria është vend model sa i takon mbrojtjes për minoritet duhet të zbatojnë aktet nënligjore për zbatimin e reformës kuadër për çështjen e minoriteteve. Siç e thashë këto pika, apo ndonjë pikë tjetër që vlerësohet që progresi nuk ka qenë i kënaqshëm apo që janë ngritur pikëpyetje, do të hetohet. Shqipëria është gati për të filluar procesin e bisedimeve. Ndërkohë që jemi gati për të hedhur hapin e radhës në procesin e integrimit, ndajmë të njëjtin qëndrim që konferenca duhet të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur. Çdo vonesë ka ndikim negativ në besueshmërinë e vetë unionit. Angazhimi ynë do të fillojë për të jetësuar premtimin e rikonfirmuar për perspektivën europiane të rajonit tonë. Shqipëria duhet të ulet në tryezën e bisedimeve me BE, brenda këtij viti”, deklaroi Xhaçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy