Samiti dhe protesta/ Nazarko: Shqipëria karikatura e Evropës në formë, jo përmbajtje (VIDEO)

Samiti dhe protesta/ Nazarko: Shqipëria karikatura e Evropës në formë, jo përmbajtje (VIDEO)

Analisti Shpëtim Nazarko në studion e lajmeve në MCN Live e ka cilësuar samitin e BE, si një ngjarje të shënuar në historinë tonë, teksa theksoi se Shqipëria është një karikaturë e Evropës por në formë dhe jo në përmbajtje.

Ai tha se është një përparim për vendin tonë sepse nga një vend i mjerë dhe i prapambetur ka arritur të krijojë atë skemën e paradës për evenimente të tilla. Sa i përket protestës së opozitës, Nazarko u shpreh se Berisha do e realizojë atë idenë e vetë por do jetë gjysmake.

Është një ngjarje identike si ngjarjet që zhvillohen në Evropë dhe protesta ngjan si në Evropë pra ne jemi karikaturë e Evropës në formë, por jo në përmbajtje. Shqipëria që dikur ngrinte rrotat e makinës ka vendosur që në vazhdën e kësaj tradite nuk ka më rrota makine për të ngritur. Është një histori që nga njëra anë tregon evoluimin e një shoqërie moderne që ka hequr dorë nga entuziazmi e cila nuk besoj se të shpie gjëkundi, Berisha do e realizojë atë idenë e vetë por do jetë gjysmake.  Kthehemi te realiteti kjo është një protestë që brenda rregullave Berisha ka të drejtë, ndoshta dhe për të thënë atë që duan t’i thonë evropianëve. Për mua zgjedhjet s’ja ka vjedhur njeri kanë vjedh njeri tjetrin. Në këtë pikë është sa për të qarë dhe qeshur. Sa për qëllimet e konferencës është ngjarje e shënuar në historinë tonë dhe shpresoj që qeveria shqiptare mund të shprehë qartë kërkesat që ka. Diku pash një shënim të Fugës që thoshte se Shqipëria do të kërkojë mbështetje në sektorë të ndryshëm, se di nëse këto përkojnë me temat që aty do diskutohen, por gjithsesi jemi brenda një ngjarje të rëndësishme. Është një përparim sepse nga një vend i mjerë dhe prapambetur ka arritur të krijojë atë skemën e paradës për evenimente të tilla. E parë nga larg është një fasadë normale që edhe liderët dhe protestuesit janë brenda rregullave që karakterizon një vend evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy