Akrepat shkojnë 60 minuta pas/ Nga sot zyrtarisht me orën dimërore

Akrepat shkojnë 60 minuta pas/ Nga sot zyrtarisht me orën dimërore

Akrepat e orës u kthyen sot 60 minuta mbrapa.

Nga sot kemi kaluar nga ora ligjore në atë dimërore. Në orën 03:00 akrepat shkuan 60 minuta prapa duke na lejuar të flemë një orë më shumë.

Ora dimërore do të qëndrojë në fuqi deri fundjavën e fundit të muajit Mars, e diele 31 Mars, kur do të kthehet sërish ora ligjore, e cila që për herë të parë u vendos për të kursyer energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70 me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Në vitin 2018 pati diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Evropian ku u la në dorën e qeverive të shteteve përkatëse që të vendosin se cilën orë do të mbajnë.

Ndryshimi i orës së dimrit është më i lehtë për trupin sesa ndryshimi në orën e verës, sepse e bën më të lehtë të kesh më shumë orë gjumë dhe një zgjim më natyral që përkon me lindjen e diellit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy