Hangover - "Multi - Languages Cafe" të mësosh gjuhët e huaja falas

Hangover - "Multi - Languages Cafe" të mësosh gjuhët e huaja falas

"Multi-Languages Cafe" prej 3 vitesh kjo organizatë ushtron aktivitetin e saj në Tiranë duke u shërbyer qytetarve të kryeqytetit për të thelluar më tej dijet e tyre mbi gjuhët e huaja. Në këtë intervistë u diskutua rreth sa grupe gjuhësh zhvillohen, si funksionon grupi, çfarë feedback-u është marrë gjatë këtyre viteve që ushtrohet ky aktivitet, ku organizohen këto takime, sa pjesmarrës janë të interesuar për të marrë pjesë në këtë aktivitet etj.

 

Për të folur më tej rreth këtij aktiviteti ishin të ftuar ditën e sotme në emisionin Hangover, në MCN Radio dhe TemA TV, Gema Kraja dhe Jon Shkreli të dy përfaqësues të "Multi-Languages Cafe".

 

"Ideatori i këtij aktiviteti është Andi Bregu, i cili ka qenë i angazhuar në një trajnim të ngjashëm në Suedi, i cili u bë pjesë e këtij aktiviteti që zhvillohej nga universitetet e gjuhëve të huaja. Gjithashtu ai mendoi që një gjë të tillë ta përhapte edhe në Shqipëri pasi diçka e tillë nuk ekziston në vendin tonë. Kjo nismë e marrë nga këta të rrinjë deri tani ka rezultuar shumë e suksesshme duke iu bashkangjitur shumë persona të cilët duan të mësojnë gjuhët e huaja", është shprehur Shkreli, gjatë intervistës.

 

Aktualisht janë rreth 8 grupe gjuhësh duke filluar nga ai i anglishtes, frëngjishtes, gjermanishtes, spanjishtes, italishtes, rusishtes, turqishtes dhe së fundmi është hapur edhe një grup tjetër ai i gjuhës koreane. Në këtë aktivitet janë rreth 100 persona që janë të interesuar për të mësuar rreth këtyre gjuhëve ndërkohë që anglishtja kryeson përsa i përket numrit të të interesuarve të cilët shkojn deri në 30 - 40 persona.

 

"Ky aktivitet ushtrohet falas duke mos paguar asnjë lloj kostoje për mësimin e këtyre gjuhëve dhe ushtrohet në mënyrë vullnetare nga këta persona dhe çdo kush mund të jetë pjesë e këtij aktiviteti i cili zhvillohet çdo të hënë në orën 17:00 deri në orën 19:00", është shprehur më tej gjatë intervistës, Kraja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy