Daci: Ervin Muça, arriti që vetëm një muaj pas emërimit, të marrë të dhëna sensitive me bazën e sistemit TIMS

Daci: Ervin Muça, arriti që vetëm një muaj pas emërimit, të marrë të dhëna sensitive me bazën e sistemit TIMS

 Urdhri i arrestit ndaj Drejtorit të IT në policinë e shtetit, Ervin Muçës për ndërhyrje dhe marrje të të dhënave për sistemin TIMS, mund të jetë një nga skandalet më të mëdhatë ndodhura në administratën shqiptare.

Gazetarja e kronikës Glidiona Daci, thotë në “Të paekspozuara” në MCN tv, thotë se ky drejtor vetëm një muaj pas emërimit të tij në krye të një agjencie të rëndësishme publike brenda Policisë së Shtetit, jo vetëm shkel rëndë detyrën e dhënë, duke u futur në zyrën e tij si të ishte një grabitës, por edhe merr nga aty të dhëna sensitive që kanë të bëjnë me bazën e sistemit TIMS.

Personi Ervin Muça, i arrestuar pritet të përballet nesër më masën e  vlerësimit.

Ajo që është interesante është se ai është emëruar në 23 qershor 2023 dhe me 3 gusht ka tentuar që përmes presionit, të intimidimit të punonjësve të IT në këtë institucion sipas tij të bëj një back up, të ët dhënave të sistemit TIMS dhe të mbrojtjes së të dhënave dhe për këtë arsye ai ka kërkuar edhe ndihmë të personave nga jashtë.

Në momentin e parë që ia ka kërkuar që të bëhet ky back up dhe u ka vënë përmallë punonjësve, specialistëve dhe u ka dhënë një hard disc nga jashtë ka hasur  ne rezistencën e shefit të sektorit të serverëve, Ardit Muço. Ky person i ka thënë që nuk kemi një urdhër për këtë back up, dhe urdhri vjen zakonisht nga Drejtoria e Përgjithshme dhe nuk mund te hedhim të gjithë sistemin TIMS dhe nuk dimë se ku përfundon ky disk, dhe nuk i është bindur urdhrit. Në momentin që ka hasur në këtë rezistencë ai i ka kërkuar Mucos të jap dorëheqje dhe ka pasur përplasje.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy