Vijojnë përmbytjet në Shkodër, 2065 hektarë tokë bujqësore nën ujë

Vijojnë përmbytjet në Shkodër, 2065 hektarë tokë bujqësore nën ujë

Reshjet e shiut vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje dhe problematika të mëdha në qarkun e Shkodrës dhe jo vetëm.

Bashkia e Shkodrës ka bërë bilancin për ditën e sotme duke pasqyruar zonat e përmbytura, ndërkohë që vihet re se është rritur sipërfaqja e tokave bujqësore që janë nën ujë.

Në njoftimin zyrtar raportohet se në 24 orët e fundit janë përmbytur 2065 hektarë tokë.

Njoftimi i plotë:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 26.01.2021

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 26.01.2021, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.59m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 22 cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.80 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 22 cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.40m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 25 cm.

Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 2065 Ha

Tokë e pakultivuar 508 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 1430 Ha

Grurë 60 Ha

Bimë Dekorative 37 Ha

Pemtore 27 Ha

Sera 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë lundruese. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

Fshati Obot është pa energji elektrike

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1150 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 220 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 870 Ha

Grurë 25 Ha

Pemtore 25 Ha

Bimë dekorative 7 Ha

Sera 3 Ha

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 810 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar 260 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 485 Ha

Grurë 35 Ha

Bimë dekorative 30 Ha

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Tokë e pakultivuar 10 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 30 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha,

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Te pakultivuara 10 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 30 Ha

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 25 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 8 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha

Pemtore 2 Ha

-Kërkohet varkë ushtrie për të kaluar në rrugen e Obotit.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbeshtetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy