
Së paku 318 fëmijë kanë mbetur të vrarë dhe 518 të tjerë janë plagosur, qysh nga nisja e konfliktit ushtarak në Ukrainë.
Një shifër e tillë u bë publike mëngjesin e kësaj të enjteje, nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës, duke nënvizuar se shifrat janë vështirësisht të verifikueshme në terren, sidomos në zonat që ndodhen nën kontrollin rus.
Rajonet ku është regjistruar numri më i madh i fëmijëve të vrarë është ai i Donetsk me 297 fëmijë të vrarë ose plagosur, i ndjekur nga Kharkiv me 170.



