Përmbyset një cisternë e ngarkuar me lëndë kimike, 5 të vdekur në SHBA

Përmbyset një cisternë e ngarkuar me lëndë kimike, 5 të vdekur në SHBA

Një ngjarje tragjike është shënuar pranë Teutopolis, Illinois, SHBA, ku pesë persona, tre të rritur dhe dy fëmijë gjetën vdekjen pasi ranë në kontakt me substancën kimike të rrjedhur nga një kamion cisternë që u përmbys.

Shtatë të tjerë të moshës 18 deri në 61 vjeç u transportuan në spital, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti, i cili po udhëtonte në US 40, u devijua për të shmangur një përplasje kur një automjet tjetër tentoi të parakalonte.

Në këtë pikë sipas Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, kamioni u përmbys dhe u përplas me një makinë të parkuar, ku grepi tërheqës i së cilës shkaktoi një çarje prej 15 centimetrash në rezervuar.

Kjo bëri që rreth katërmbëdhjetë mijë litra amoniak anhidrik të dilte jashtë, një substancë kimike që mund të gërryejë indin organik.

Zakonisht përdoret nga fermerët për të shtuar pleh azotik në tokë dhe vepron si ftohës në sistemet e ftohjes së ndërtesave të mëdha.

Pjesa tjetër e ngarkesës sipas autoriteteve u hoq dhe u dërgua në një vend të sigurt për të lejuar ekipin e agjentëve federalë që po kërkojnë konfirmimin e asaj që ndodhi të kryejë hetime. Tymrat toksike bënë të nevojshme evakuimin e përkohshëm të rreth 500 banorëve brenda një rrezeje prej dy kilometrash nga vendi i aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy