Masat kufizuese në Britani pa rezultat, ekspertët: Nevojitet një periudhë afatgjatë

Masat kufizuese në Britani pa rezultat, ekspertët: Nevojitet një periudhë afatgjatë

Mbretëria e Bashkuar ka qënë nën masa të rrepta kufizuese për tre javët e fundit, duke shpresuar se këto masa do të sillnin një rënie të numrit të infektimeve me Covid-19.

Por pavarësisht këtyre masave kufizuese, numri i infektimeve me koronavirus nuk ka rënë aq shpejt sa ekspertët kanë parashikuar të ndodhte.

Viktimat po ashtu vazhdojnë të rriten, duke bërë që ekspertët e shëndetit publik dhe qeveria të paralajmërojnë njerëzit se vendi do të jetë në këtë betejë për një periudhë afatgjatë.

Varianti i ri, i njohur si B.1.1.7, ka bërë që numri i rasteve të reja në Mbretërinë e Bashkuar të rritet ndjeshëm, pavarësisht bllokimit kombëtar.

Ekspertët amerikanë të shëndetit publik po paralajmërojnë për një rritje të re të mundshme të rasteve me Covid-19 të shkaktuara nga variant i ri për herë të parë në Anglinë juglindore.

Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë paralajmëruar se lloji i ri mund të bëhet varianti mbizotërues në Shtetet e Bashkuara deri në Mars.

 Sipas Shëndetit Publik Angli, lloji i ri u shfaq për herë të parë në Shtator. Nga fundi i nëntorit, shkencëtarët filluan të ngrenë shqetësime mbi rritjen e numrit të infeksioneve në Kent në juglindje.

Nga dhjetori, epidemiologët kryesorë të vendit paralajmëruan se varianti i ri ishte duke i tejkaluar kufizimet. Kjo e detyroi autoritetet britanike për një bllokim shumë më të rreptë nga 5 janari ku njerëzit u udhëzuan të qëndronin në shtëpi,  dhe gjithçka përveç dyqaneve thelbësore u mbyll, duke përfshirë shumicën e shkollave. Për shumë ekspertë, vendimi erdhi shumë vonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy