Xhafaj 120 minuta takim me ambasadorët: Tre prioritetet tona, nesër ju prezantojmë operacionin…

Xhafaj 120 minuta takim me ambasadorët: Tre prioritetet tona, nesër ju prezantojmë operacionin…

Kreu i Ministrisë së Brendshme Fatmir Xhafaj ka zbardhur një pjesë të takimit me ambasadorët e vendeve të BE-së. Xhafaj thotë se takimi ka zgjatur për dy orë dhe nga ambasadorët ka marrë mbështetje totale për tre prioritete kryesore, lufta kundër krimit e para.

“2o-rë takim konstruktiv me Ambasadorët e BE. Prioritetet: Lufta kundër Krimit të Organizuar, Vettingu, Task Forca. Mbështetje totale. Faleminderit partnerëve”, shkruan Xhafaj në "Twitter".

Më tej ai paralajmëron se nesër do të bëhet prezantimi i operacionit “Forca e ligjit”.

“Për më shumë nesër në orën 10:00 Prezantim i Operacionit “Forca e Ligjit” në Ministrinë e Brendshme. #ForcaELigjit”, shkruan Xhafaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy