Dy linjat më të mëdha ajrore evropiane, Lufthansa e Gjeramanise dhe Air France e Francës kanë vendosur anulimin e fluturimeve mbi gadishullin e Sinait. Zëdhënësit e kompanive bëjnë me dije se këto masa merren për arsye sigurie dhe udhëtimet do të shmangen deri në momentin që do të zbardhen shkaqet e rrezimi të avionit rus ku humbën jetën 224 persona.



