Hakerimi i INSTAT,  Homeland Justice: Deputetët e Kuvendit po shtyjnë institutin të krijojë një databazë të rreme të Censit

Hakerimi i INSTAT, Homeland Justice: Deputetët e Kuvendit po shtyjnë institutin të krijojë një databazë të rreme të Censit

Po presim qeverinë shqiptare të publikojë të dhënat e Censit!

Disa deputetë të korruptuar të Kuvendit po ndihmojnë dhe po shtyjnë INSTAT të krijojnë një datazë të rreme.

Të gjorët ata! Nuk ia kanë idenë si po vëzhgohen dhe si do të demaskohen kur të vijë koha.

Të gjitha statistikat janë kundër jush.

Ky është reagimi që vjen nga grupi i hakerave iranianë, pasi sulmuan faqen e Institutit Shqiptar të Statistikave.

Ata akuzojnë deputetët e Kuvendit se po manipulojnë të dhënat e Censit.

Më shumë se një herë INSTAT ka përsëritur se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.

Disa javë më parë Instituti i Statistikave (INSTAT) njoftoi publikun se për shkak të një sulmi kibernetik që preku disa nga sistemet e tij më 31 janar 2024, do të shtyjë publikimin e statistikave zyrtare deri në një njoftim të dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy