45 ditë burg ka kërkuar prokuroria për dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë, Edison Klosi dhe Dritan Deçka. Klosi dhe Deçka janë arrestuar nën akuzën e mjekimit të pakujdesshëm ndaj të ndjerës Aida Çajka, që humbi jetën 3 ditë më parë.
Lidhur me këto arrestime është zhvilluar edhe një protestë nga mjekët e këtij materniteti, që kërkojnë lirimin e kolegëve të tyre dhe gjykim në gjendjen të lirë



