
Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, foli në MCN TV mbi problematikat e borxhit, i cili në qytetin që ai drejton arrin në 345 milionë lekë. Xhakolli tha se kjo situatë ka ardhur në përfundim të reformës territoriale dhe si rezultat i borxheve të akumuluara nga komunat dhe vet bashkia. Xhakolli u shpreh se në 3 vite është ulur një pjesë e borxhit dhe së fundmi bashkia ka kaluar nga njolla e kuqe në ato Portokalli, ndërsa shtoi se një plan i është paraqitur Ministrisë së Financave. Ai vuri në dukje se 70 për qind e borxheve vijnë nga vendime gjyqësore.
Kjo situatë ka ardhur që nga përfundimi i reformës territoriale në 2015, ku borxhet e akumuluara nga komunat dhe vet bashkia u transferuan te bashkia e madhe. Ndërkohë që në këto 3 vite kemi ulur një pjesë të borxhit, por gjithsesi kemi probleme me financat e bashkisë, sepse edhe në takimin me kryeministrin kemi qenë bashki me njollë të kuqe, tani jemi portokalli, ka nevojë për një analizë të thellë. Shumica e projekteve janë të zbatuara por s’janë paguar për shkak të mungesës së fondeve. Ma ha mëndja ka qenë mungesë vëmendjeje por edhe mungesë fondesh për të kryer likujdimet. Në këto tre vite që unë jam, s’kemi detyrime të grumbulluara nga këto vendime, as për punonjës të larguar, mund të ketë 4-5 raste, por që nuk zënë asnjë peshë në buxhetin e bashkisë. Pas takimit me qeverinë, kemi bërë një analizë të hollësishme. Në tre vite s’është se s’jemi marrë, por 70 për qind janë borxhe me vendime gjyqësore. Ato rriten nga viti në vit. Mendoj që s’është kjo rruga duke planifikuar. Kemi bërë një propozim, ia kemi paraqitur ministrisë së Financave. Peformanca e bashkisë, ka mundësi edhe për një kredi me interes të ulët, ose përqindje të ulët interesi. Kam bërë propozimet e mia, presim një vendim nga qeveria”.
I pyetur mbi sigurinë në plazhin e Pogradecit, Xhakolli tha:
Ky projekt është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, i kemi ndarë sipas zonave, plazhe publike dhe private, me roje përkatëse, kontrolli vazhdon përditë nga policia dhe punonjësit e bashkisë. Deri më sot s’kemi asnjë rast incidenti, dhe besojmë do ta kalojmë mirë. Me të dhënat e mia nga operatorët turistik, Pogradeci është sot më mirë se në vitin 2019. Ku më mirë se në Pogradec mund të gërshetohen të gjitha bashkë, peizazhi i mrekullueshëm me klimën e mrekullueshme, njerëz bujarë, me një kulinari të mrekullueshme dhe çmime konkurruese”.



