
Gjenerali Tod Wolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s në fjalën përshëndetëse në ceremoninë e nisjes së stërvitjes Defender Europe 21 tha se nga pranimi në NATO Shqipëria ka qemë më e sigurtë. Duke folur për stërvitjen ai theksoi se pandemia s’duhet të kthehet në një krizë sigurie.
Dua të falenderoj gjithë këtë komb kaq të bekuar. Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet të gjithë ata që kanë humbur personat e dashur nga covid dhe tu falënderoj për vigjilencën e këtij kombi që kjo pandemi të mos materializohet në një krizë. Kemi një rrugë të gjatë përpara. Dua të falënderoj edhe autoritetet ushtarake për këtë stërvitje ushtarake dhe ju e dini se sot kemi provën e asaj që duhet të bëjmë, të përirësojmë të gjithë transparencën strategjike. Ne ndodhemi këtu sot dhe shohim bregdetin dhe duhet të kujtojmë se çfarë ndodhi gjatë luftës së dytë botërore. I gjithë pushtim i Normandisë ligjistika në tokë dhe det, do ulemi të shohim se çfarë prove e vështirë është kjo. Të dëshmojmë se kjo stërvitje dhe sicili prej nesh të jetë përgjegjës të reagojmë më mirë dhe ta përmbushim këtë test më së miri. Nga pranimi në NATO na ka dhënë një Shqipëri më të sigurt një pjesë perëndimore më të sigurtë. Ne përmirësohemi ditë pas dite dhe jemi më të fortë të gjithë së bashku.
'Defender Europe 21'/ Peleshi: Kjo stërvitje mesazh për forcat rivale të vlerave tonë të përbashkëta
Në fjalën e tij në ceremoninë "Defender Europe 21", ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi tha se kjo stërvitje është një mesazh për "rivalët" që ndajnë vlera të ndryshme nga ato që ka përqafuar Shqipëria dhe SHBA. Ai tha se mes të tjerave, kjo stërvitje shërben gjithashtu edhe si një konfirmim që Forcat e Armatosura Shqiptare janë në lartësinë e duhur me aleatët.
Kjo stërvitje është shprehje e aleatëve për të qëndruar së bashku, FA si pjesë integrale e stërvitje kanë një mundësi të artë për të rikonfirmuar se janë në lartësinë e duhur. Dashuria e shqiptarëve për SHBA është e pakushtëzuar dhe ëndrra për t'u bërë pjesë e BE, kemi qenë në krah të aleatëve. Janë krenaria dhe dinjiteti i vendit tonë, do të bëhet testimi dhe koordinimi i porteve, aeroporteve me aleatët. Kjo stërvitje një mesazh për forcat rivale të vlerave tonë të përbashkëta, falenderojë SHBA që zgjodhën Shqipërinë për të përçuar këto mesazhe.
Yuri Kim: Nuk i harrojmë sakrificat tuaja
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në fjalën e saj të rastit në ceremoninë e nisjes së stërvitjes 'Defender Europe 21', tha se SHBA nuk do t'i harrojë kurrë sakrificat e shqiptarëve në luftë krah për krah amerikanëve.
Dua t'i uroj mirëseardhjen gjeneralëve, 3 gjeneralë amerikanë 4 yje mblidhne në të njëjtën kohë në të njëjtin vend. Prania juaj konfirmon që roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet. Shqipëria është pritëse e më shumë aktiviteteve se çdo vend tjetër në rajon. Kjo nuk është rastëve. Shqiptarët kanë luftuar përkrah nesh krah për krah. Ne kurrë nuk do t'i harrojmë sakrificat tuaja. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t'ju kemi në aleancë. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Ju kurrë nuk keni hezituar për të ndihmuar. Na keni përsëritur gjithmonë dhe na keni treguar potencialin taktik dhe strategjik në Shqipëri. Kjo stërvitje është historike. Jemi gjithmonë krah për krah jush, tani, nesër e përgjithmonë.



