Egnatia triumfon dhe shkëputet në krye, “fundoset” Dinamo City

Egnatia triumfon dhe shkëputet në krye, “fundoset” Dinamo City

Egnatia triumfoi 3-0 ndaj Dinamo City, në sfidën e vlefshme për javën e tetë në Superiore.

Një fitore e rëndësishme për rrogozhinasit, që shkëputen në krye të renditjes me 16 pikë, 4 më shumë se ndjekësit e Skënderbeut. Ndërkohë Dinamo mbetet në vendet e fundit me vetëm 7 pikë.

Sa i përket ndeshjes, Paulauskas zhbllokoi sfidën në minutën e 26-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë, ishte Zejnullai që dyfishoi shifrat me një supergol nga goditja e dënimit.

Për të vulosur shifrat mendoi Ahmetaj, që shënoi edhe të tretin në minutën e 88-të. Dinamo luajti me 10 lojtarë nga minuta e 72-të, pasi Krasniqi u ndëshkua me të kuq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy