VKM për vetdeklarimin kombësisë nga pakicat/ Hazizaj: Shprehje e vullnetit qytetar. Asnjë kundërshtim me Kushtetuesen

VKM për vetdeklarimin kombësisë nga pakicat/ Hazizaj: Shprehje e vullnetit qytetar. Asnjë kundërshtim me Kushtetuesen

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi VKM-në për vetdeklarimin e kombësisë nga pakicat kombëtare në Shqipëri. Hazizaj thekson se nuk ka asgjë të keqe, se sa kur i lihet vet qytetarit identifikimi se kujt nacionaliteti i takon ai. Ai shton se VKM-ja bashkon dy vullnete, vullnetin për t’u vetshprehur dhe për t’u identifikuar ligjërisht. Hazizaj vë në dukje se VKM në princip s’është në kundërshtim me Gjykatës Kushtetuese, madje është ezaurim i qartë i vendimit të GJK. Ai e konsideroi zgjedhje të mirë edhe ngritjen e komisionit që do t’i referohet statistikave dhe regjistrit të gjendjes civile, duke vërtetuar vërtetësinë e deklarimeve. 

E lexova me vëmendje VKM-në, edhe për ngritjen e një komisioni ad hoc, i cili do marrë edhe karakter vazhdues për të ardhmen. Në themel s’është asgjë tjetër veçse një risi e cila vjen për shkak të Konventës Europiane të drejtës së Pakicave Kombëtare, traktateve të OKB-së, të drejtës së pakicave për t’u shprehur, lirisë së tyre për të vepruar.

Identifikimi dhe vetdeklarimi i të qenit pakicë kombëtare, tregon angazhimin e çdo qeverisje për të identifikuar se cilat janë pakicat kombëtare, duke u dhënë krah lirisë së veprimit dhe organizimit të tyre, të drejtave të tyre, në raport me Kushtetutën dhe ligjin specifik në të cilin ato mund të organizohen. Ne kemi pasur dy regjistrime të popullsisë, 2011 dhe 2022.

Në këto dy hapa institucionalë është lënë i lirë identifikimi i qytetarëve shqiptarë i pakicës kombëtare që së cilës i takon. Tashmë për ta instrumentalizuar qartazi këtë, për mos ta lënë në një dorë që është ‘free’ në kuptimin e përfaqësimit, është bërë një zgjedhje e mirë nga VKM, për ngritjen e një komisioni, që do t’i referohet statistikave dhe të dhënave identitare, regjistrit të gjendjes civile, historikut të krijimit të regjistrit të gjendjes civile, verifikimit të vërtetësisë së tyre.

Ngritja e një komisioni të tillë në varësinë e Ministrisë së Brendshme, në kuptimin ligjor dhe kushtuetues do përcaktonte raporte të qarta mes gjendjes në të cilën ndodhet Republika e Shqipërisë dhe hapësirës së lirisë që përfitojnë ato 9 nacionalitete. 

Nuk ka asgjë të shëmtuar, asgjë të keqe, se sa kur i lihet vet qytetarit identifikimi se kujt nacionaliteti i takon ai. Mënyra si është ndërtuar në strukturë dhe përmbajtje dhe çdo dispozitë VKM-ja qartazi del hapur që do neglizhohen ato të meta që mund të jenë identifikuar nga pakicat kombëtaren apo organizimet që ata u takojnë. Identifikimi përmes regjistrimit, duke shprehur vullnetin, identifikuar nga regjistrat e gjendjes civile, i jep hapësira të mëdha shprehjes së vullnetit të tyre kushtetues dhe ligjor në raport me të drejtat që kërkojnë si pakicë kombëtare.

Ky VKM bashkon dy vullnete, vullnetin për t’u vetshprehur dhe për t’u identifikuar ligjërisht. Dalja në pah e identifikimit të këtij vullneti përmes këtij VKM-je, do bëjë të mundur që jo vetëm të krijojë barazi mes pakicave kombëtare, por edhe që çdo akt ligjor që do mundësojë cenimin e të drejtës së çdo pakice kombëtare, do përballej me vullnetin ligjor të të drejtave të tyre. VKM në princip s’është në kundërshtim me Gjykatës Kushtetuese, madje është ezaurim i qartë i vendimit të GJK”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy