Ish-kryeministri Berisha i ka bërë thirrje ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha të bëjë transparencë mbi problemin e financimeve ruse.
Në një prononcim jashtë dyerve të Kuvendit Berisha ka thënë se Basha duhet të shpjegojë këtë akt-akuzë të rëndë dhe tërësisht personale pasi është faktuar se kjo çështje nuk ka pasur lidhje me asnjë institucion të PD-së.
Basha të bëjë transparent problemin e financimeve ruse. Kjo është shumë serioze. Ai duhet të shpjegojë këtë akt akuzë të rëndë, tërësisht personale, pasi është e faktuar se ajo nuk ka pasur lidhje me asnjë institucion në PD-së. Nuk ka hyrë në arkat e PD asnjë qindarkë. Unë mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë të përsëritur tashmë. Me Bashën kam vetëm këtë problem. Për sa kohë është deputet i PD dhe anëtar duhet të bëjë transparencë.



