Naftëtarët i zë nata para kryeministrisë, vijon protesta

Naftëtarët i zë nata para kryeministrisë, vijon protesta

Vijon protesta e naftërave të Ballshit para Kryeministrisë.

 

Protestën e nisur paraditen e së enjtes ata e vijuan edhe përgjatë mbrëmjes ku përsëritën kërkesën e tyre për shlyerjen e 9 pagave të prapambetura.

 

Ndër të tjera naftëtarët e Ballshit bën thirrje për rihapjen e kombinatit si dhe përmirësimin e kontratave dhe kushteve të punës.

 

Protesta e naftëtarëve është mbështetur edhe nga shoqëria civile, kjo e fundit duke shfrytëzuar rrjetet sociale ka bërë thirrje për solidarizim.

 

Pritet që naftëtarët të qëndrojnë edhe përgjatë natës para Kryeministrisë, ndërsa shoqëria civile  ka kërkuar nga qytetarët që të asistojnë në ushqime dhe batanije.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy