Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak minuta më parë në lagjen Pavarësia në Vlorë, tek ish Kombinati i peshkut. Sipas burimeve nga policia e Vlorës është plagosur me armë zjarri në këmbë 33-vjeçari Tonin Ramaj. Bëhet me dije se i plagosur ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jeten. Tonin Rama ishte duke konsumuar kafe në ambientet e jashtme të një lokali kur u qëllua disa disa herë me armë. Bëhet me dije se Ramaj ka marr vetëm një plumb në këmbë. Burimet e policisë konfirmojnë që Ramaj ka pasur edhe më parë probleme me ligjin. Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.



