
Dhoma e Përfaqësuesve votoi të hënën për të tejkaluar veton e Presidentit Trump ndaj projektligjit prej 740 miliardë dollarësh për mbrojtjen. Fati i kësaj mase tani mbetet në dorë të Senatit. Nëse Senati ndjek shembullin e Përfaqësuesve, kjo do të jetë hera e parë që rrëzohet vetoja e Presidentit Trump në katër vjet të mandatit të tij.



