Mjekja Aurora Dollenberg duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv bën me dije se Covid-i është prezent, por ka humbur fuqinë e tij, qoftë në përhapje, qoftë në simptoma. Dollenberg vë në dukje se Covid-i tashmë kalon me 3-5 ditë si një grip i zakonshëm.
“Tani në sezonin e dimrit kemi një përzierje të gripit, Covid-it dhe infeksione të tjera respiratorë, viroza të ndryshme. Është gripi kryesor në nivel europian dhe Covid-i zë vend të dytë. Të dyja shkaktojnë simptoma të një infeksioni dhe është e vështirë ta kuptojmë vetëm me simptoma.
Kemi nevojë për një test dhe në raste më të komplikuara për marrje gjaku dhe analiza shtesë. Edhe në Gjermani kemi një karakter sezonal të Covid-it, dhe s’është më ai alarmi që ishte para dy vitesh, pasi simptomat më parë kanë qenë shumë të egra, temperatura të larta, bronkite, pneumoni. Kohëzgjatja ka qenë 2 javë, ndërsa tani e kemi ngjashëm si gripi 3-5 ditë, dhe s’kemi simptoma që vazhdojnë për një kohë të gjatë, që na shkaktojnë kufizim të shëndetit.
Pjesa më e madhe e kalojnë si grip të zakonshëm. Nuk kemi pasur variante të reja, që të kenë aftësi për t’u transmetuar në mënyrë më të shpejtë. Covidi është zbutur në përgjithësinë e tij. Në Shqipëri pjesa më e madhe e kanë kaluar Covid-in dhe kanë anti-trupa mbrojtës, si dhe vaksina. Covodi e ka humbur fuqinë qoftë në përhapje, qoftë në simptoma”.



