OBK: Mbi 150 mijë persona janë larguar nga Ukraina

OBK: Mbi 150 mijë persona janë larguar nga Ukraina

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi tha të shtunën se më shumë se 150 mijë qytetarë, janë detyruar të largohen nga agresioni rus në Ukrainë.

“Më shumë se 150.000 refugjatë ukrainas kanë kaluar tani në vendet fqinje, gjysma e tyre në Poloni dhe shumë në Hungari, Moldavi, Rumani dhe më gjerë. Zhvendosja në Ukrainë po rritet gjithashtu, por situata ushtarake e bën të vështirë vlerësimin e numrave dhe dhënien e ndihmës”, shkroi Grandi në Twitter.

Largimet vijojnë teksa Ukraina ka hyrë në ditën e katërt të luftimeve, për të zmbrapsur agresorin rus.

Trupat ruse kanë hyrë në Kharkiv, ndërsa sipas Moskës qytetet Kherson dhe Berdiansk janë nën rrethim. Për Presidentin amerikan Joe Biden, “alternativa për vendosjen e sanksioneve të rënda ndaj Rusisë do të ishte Lufta e Tretë Botërore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy