Salianji: Balla, 25 udhëtime me trafikantin e drogës, Edmond Bego. Socialisti: Po kontribuoni për fondin e edukimit (VIDEO)

Salianji: Balla, 25 udhëtime me trafikantin e drogës, Edmond Bego. Socialisti: Po kontribuoni për fondin e edukimit (VIDEO)

Përmes deputetit Ervin Salianji, Partia Demokratike iu rikthye edhe sot akuzave për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Sipas tij Balla ka udhëtuar 25 herë me Edmond Begon, i dënuar në Italia për trafik ndërkombëtar droge.

Salianji u shpreh se udhëtimet janë bërë shpesh herë me makinën e kreut të deputetëve të PS-së.

Sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetërëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se:

1) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega.

2) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN.

3) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega me të njëjtin avion, ku destinacioni më kryesor ka qënë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi apo Mali i Zi. Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar bashkë plot 14 herë.

Deputeti demokrat tha se është fakt se  Balla gjatë historikut të udhëtimeve gjatë periudhës që qeveris Rama, ka përdorur plot 18 herë charter-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me charter nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Begos.

"Edi Rama, Taulant Balla dhe Departamenti i Shpifsëve në PS, duhet të japin sot sqarime. Këto janë të dhëna të siguruara nga sistemi Tims. Kanë udhëtuar me charter. Kane kushtuar 600 mijë euro udhëtimet e Taulant Ballës. Kush i ka paguar?”, tha ai.

POr i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili i ka quajtur shpifje akuzat e deputetit të PD-së, Ervin Salianji se ka udhëtuar 18 herë me charter me një trafikant të rrezikshëm, Mondi Bego.

Balla në një reagim në rrjetin social "Facebook" thekson se të dhënat e udhëtimeve të tij janë pranë Albcontroli dhe ato mund të verifikohen nga Partia Demokratike.

Kreu i Grupit të PS ka paralajmëruar se do të bëjë një padi të re ditën e hënë ndaj Ervin Salianjit, dëmshpërblim që sipas Ballës do të kalojë në fondin e edukimit.

“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!”, shkruan Balla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy