
Përfundimi i mandatit të Hassan Rouhanit në Iran i hap rrugën zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 18 qershor. Në garë për postin e kreut të shtetit janë disa kandidatë, mes të cilëve, ish-Presidenti Mahmoud Ahmadinejad, ministri i Drejtësisë dhe dhe një ish-kryetar Parlamenti.
Rouhani është parë si një politikan i moderuar që udhëhoqi Iranin në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Ai nuk mund të kërkojë rizgjedhje, pasi i ndalohet të kandidojë për një mandat të tretë.
Ndër pretendentët për postin e tij, ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad i përket linjës së ashpër, mjafton të kujtojmë këtu qasjen që ai ka pasur në raport me Perëndimin për programin bërthamor të Republikës Islamike. Si rezultat i politikave të tij, vendi u bë subjekt i sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Sidoqoftë, ish-presidenti ende ka ndikim në disa pjesë të vendit.
I rrethuar nga një turmë mbështetësish të tij, Ahmadinexhad shkoi në Ministrinë e Brendshme iraniane për t'u regjistruar për garën të mërkurën. Ish-presidenti, i cili që atëherë ka kërkuar të prezantojë veten si një politikan më "centrist", i është ndaluar kandidimi në vitin 2017.
Ai i ka kritikuar zgjedhjet si farsë dhe ka thënë se një skualifikim tjetër, i cili nuk ka gjasa, thjesht do të provonte se ai ka të drejtë.
Megjithatë, Ahmadinexhad nuk konsiderohet kandidat i fortë. Rivalë të tij janë kryetari i Gjykatës ultra-konservatore Ebrahim Raisi dhe ish-kryetari i parlamentit, konservatori Ali Larijani.
Raisi, i cili mban edhe titullin Hojjat al-Islam - i dyti në hierarkinë klerike shiite pas Udhëheqësit Suprem të Iranit, Aliut Ali Khamenei – ka kandiduar edhe në vitin 2017, por humbi përballë Rouhanit.
Tani, ai kandidon me një platformë që premton një "ndryshim" në "menaxhimin ekzekutiv" të Iranit dhe një "luftë të pamëshirshme kundër varfërisë dhe korrupsionit, poshtërimit dhe diskriminimit". Si shefi i drejtësisë, Raisi nisi një fushatë masive anti-korrupsion. Megjithatë, ai thuhet se konsiderohet një gjykatës "i ashpër" midis reformistëve.
Edhe rivali tjetër, Ali Larijani, nuk është për herë të parë në këtë garë. Ai ka kandiduar në 2005 por humbi përballë Ahmadinexhadit. Më vonë, ai shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe ishte kryetari i parlamentit deri në vitin 2020.



