SPAK sekuestron 20 praktika tenderash, skualifikime të padrejta nga gara/ Fituese firmat me ofertën më të lartë

SPAK sekuestron 20 praktika tenderash, skualifikime të padrejta nga gara/ Fituese firmat me ofertën më të lartë

Prokuroria e Posaçme, SPAK, sekuestron 20 praktika tenderash. Gazetari Arsen Rusta raporton se SPAK po ndjek një hetim intensiv, ku pas interesit të MCN Live mësohet se bëhet me dije afro 20 praktika përgjatë viteve 2020-2023 të cilat janë sekuestruar në interes të një procedimi penal.

Mësohet se nuk ka një regjistrim të zyrtarëve apo personave, në këtë hetim që po kryen SPAK, por se ka një hetim për veprën penale shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, pasiv dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Sipas tij, bëhet fjalë për tendera me vlera të mëdha në infrastrukturë, energjetikë, teknologji e po ashtu shërbime.

Para të buxhetit të shtetit që janë prokuruar nga Agjencia e Prokurimeve Publike e më pas për të marrë një dritë jeshile deri në finalizimin e kontratës dhe pagimit të parave pas kryerjes së punës.

Sipas hetimeve që ka nisur SPAK, dyshohet se për të shmangur kompanitë ofertuese me vlerën më të ulët për tenderat e prokuruara me paratë e buxhetit, janë bërë skema të ankimeve fiktive të marrëveshjeve ndërmjet kompanive, e po ashtu të skualifikimeve të padrejta nga gara.

Dhe me vendimin final të ë Komisionit të Prokurimit Publik, të drejtuar nga Jonaid Myzyri, sipas SPAK është shkelur ligi dhe është shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit.

Por cilat janë këto tendera dhe zyrtarët e dyshuar, SPAK thotë se i përket sekretit hetimor por ajo që konfirmuar për MCN Live, SPAK, nga e enjtja e javës që lamë pas deri të mërkurën pasdite ka kryer bastisjen e zyrave të Komisioneve të Prokurimeve Publike dhe sekuestrime të praktikave për të cilat dyshimet janë se ka pasur afera korrupsioni.

Bëhet fjalë për tendera me vlerë të mëdha të buxhetit të shtetit, në infrastrukturë, energjetikë, teknologjinë e informacionit dhe shërbime.

Sipas vendimit të sekuestros këto praktika janë shtrirë nga viti 2020-2023, ku mund të dalë një kompani fituese, por në rast se një kompani ankohet për shkelje proceduriale, favorizim, kushte teknike, skualifikim të padrejtë, Komisioni për Prokurimin Publik merr në shqyrtim ankimin dhe përtej vendimmarrjes dhe komisoni ka të drejtë të anulojë garën, të shpallë fituese kompaninë ankuese nëse ka të drejtë por edhe të detyrojë agjencinë e prokurimit publik të ndryshojë kushtet e prokurimit.

Në rastet e sekuestruara, tashmë në praktikat që SPAK ka tërhequr dhe hetimet që po kryen, SPAK thotë se edhe pse disa kompani janë shpallur fitues me të drejtë, nëpërmjet një skeme për ankimet fiktive, marrëveshjet mes firmave, por edhe kushteve të vendosura në shkelje të ligjit është bërë anulimi i garave të fituara nga kompanitë në mënyrë të drejtë nga kompanitë që kanë dhënë vlerën më të ulët.

Me këtë skemë janë shpallur fituese firmat që kanë dhënë ofertën më të lartë, thuajse në limitet e fondit limit.

Janë kompanitë më me emër në Shqipëri, ato që fitojnë vlerat më të mëdha të prokurimeve publike.

Në nivelet e zyrtarëve ende nuk ka një përgjigje nga SPAK për shkak të sekretit hetimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy