Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të ish-zonës industriale të qytetit të Korçës.
Një autobus i një firme ka përplasur një 53- vjeçare me iniciale A. Sh.
Bëhet me dije se 53-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Ekspertët e qarkullimit rrugor po hetojnë rrethanat e aksidentit.



